Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka priti këtë të premte në takim Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmid. Agresioni në Ukrainë ishte një nga temat kryesore të bisedës tonë, tha ministrja Xhaçka. “Konfirmuam edhe një herë qëndrimin e Shqipërisë ndaj agresionit të paligjshëm të Rusisë kundër Ukrainës. Bashkohemi plotësisht me qëndrimin e vendosur dhe parimor të Sekretares së Përgjithshme Schmid, në lidhje me këtë agresion.