Edhe pse ishte e pranishme në sallën e Parlamentit kur u vendos për fatin e mandatit të saj, Olta Xhaçka preferoi të mos votonte për veten, duke shmangur në këtë mënyrë konfliktin e interesit. Por, një akt të tillë demokratët e prisnin kur bashkëshorti i ministres, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik i një hoteli me pesë yje në brigjet e jugut. Krah shefes të politikës së Jashtme herë pas herë u shfaq edhe Kryeministri, traditë e vjetër e Edi Ramës sa herë ministrat e tij vihen nën shënjestër.