Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë vizitës së saj në Nju Jork, ka zhvilluar një takim me ekipin shqiptar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ajo theksoi se Shqipëria ka patur performancë shumë të suksesshme në muajt e parë të mandatit, duke rritur shumë profilin dhe imazhin e vendit tonë në botë.