Bashkia e Tiranës do t’i bashkohet Ditës Botërore të Pastrimit, të shtunën e 18 Shtatorit. Aksioni, që pritet të aktivizojë punonjës, por dhe shumë qytetarë të organizuar në mënyrë vullnetare në disa prej pikave më nevralgjike të caktuara në çdo lagje të Tiranës, është lançuar nga vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili ka njoftuar se kryeqyteti i rikthehet kështu traditës së përvitshme për pastrimin e qytetit.