Nga Dukë dhe Dukeshë e Kembrixhit, William dhe e shoqja, Catherinë tashmë janë shpallur nga mbreti Karl i Tretë si Princi dhe Princesha e re e Uellsit. Jam krenar që e jap këtë titull, tha një ditë më parë Karli, që deri tani, e kishte mbajtur atë vetë. Këto komente ai i bëri në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit pas vdekjes së Mbretëreshës, në moshën 96-vjeçare.