Një raport i publikuar nga Wall Street Journal tregon se një letër që supozohet t’i ishte dhuruar Jeffrey Epstein për ditëlindjen e tij të 50-të në vitin 2003 përmbante firmën e Donald Trump dhe një vizatim të një gruaje nudo. Sipas gazetës, vizatimi tregonte pjesën e përparme të trupit të një gruaje dhe përmbante firmën “Donald” në vend intim. Letra përfshinte disa rreshta tekst dhe mbyllej me fjalinë: “Gëzuar Ditëlindjen, dhe qofshin çdo ditë një sekret tjetër i mrekullueshëm.”