Ministri i jashtëm gjerman, Johann Wadephul nis sot në Sarajevë një vizitë katërditore në një rajon të cilin ai e njeh mirë. Shefi i diplomacisë gjermane ka drejtuar për vite me radhë Grupin e Ballkanit Perëndimor të CDU/CSU në Bundestag. Këtë herë ndërkohë, sic kujton dhe DW, nuk udhëton si politikan specialist, por si drejtues i një ministrie, kursi i së cilës ndaj vendeve të këtij rajoni perceptohet gjithnjë e më i paqartë. Më herët, gjatë një takimi në Berlin,