Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje paraqiti një tjetër kandidat të sajin për postin e kryeparlamentarit pas rrëzimit të Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvallës, opozita sërish nuk e dha pelqimin e saj. Mospranimi i Hekuran Muratit, i cili nuk i siguroi dot 61 votat e nevojshme, e bindi partinë fituese të zgjedhjeve të përgjithshme se problemi nuk qëndron tek të përzgjedhurit e saj. LVV-ja fajësoi hapur partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë për bllokim të formimit të institucioneve.