Ditë të zezë për drejtësinë dhe politikën shqiptare e quajti Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi ligjor i Sali Berishës në Gjykatë, vendimin sotëm të Apelit për “vulën” e PD. Bylykbashi tha se ky vendim vrau pluralizmin politk dhe është marrë nën presion të Edi Ramës, i cili ka si qëllim përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet e 14 majit.