Alexandar Vucic nuk po e ruan dot më qetësinë me protestat masive kundër qeverisjes së tij, të cilat vazhdojnë prej muajsh tashmë e së fundi, u intensifikuan sërish. Policia është përleshur me qytetarët në lagjen Vraçar të Beogradit, në një incident të ndodhur gjatë natës, kur forcat e rendit tentuan të shpërndajnë protestuesit që po bllokonin rrugët, teksa vazhdonin me thirrjet për lirimin e të arrestuarve dhe dorëheqjen e qeverisë.