Ashtu sic ishte paralajmëruar, presidenti serb Aleksandar Vucic u takua me përfaqesues të komunitetit serb në Kosovë. Takimi u zhvillua në rashkë të Serbisë, me në focus zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat me shumicë serbe të veriut të Kosovës. Zgjedhjet janë caktuar, tha Vucic i cituar nga gazeta Danas, pavarësisht se Beogradi e bëri të qartë se fillimisht duhet të krijohej Asociacioni në mënyrë që ata të kthehen në institucione.