Presidenti serb Aleksandar Vuçic u takua me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it në Beograd. Situata në veri të Kosovës ka qenë kryefjala e biedimeve të tij me zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Europian në Serbi.