Në kohën kur bota ka kthyer sytë nga zhvillimet në Venezuelë, mes polemikave që kanë rrethuar operacionin e SHBA-së atje dhe deklaratave për shkelje të ligjit ndërkombëtar, presidenti serb Aleksandar Vuçic akuzoi Kroacinë se po punon së bashku me Kosovën dhe Shqipërinë për shkatërrimin e tij dhe për krijimin e një kërcënimi ushtarak.