Partinë Progresive Serbe që është në pushtet organizoi të shtunën një tubim në Nish, qyteti i tretë më i madh në juglindje të Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se kërkesat e studentëve protestues “kanë marrë fund”. “Sot u zgjas dorën sërish dhe u them se jemi gati të bisedojmë, të kthehemi në dialog për institucionet. E di se do të na refuzojnë, por s’do të dorëzohemi”, ka thënë ai. Në të njëjtën kohë, mijëra njerëz protestuan me kërkesën për zgjedhje të parakohshme. “Të zgjedhim” ishte thirrja e protestës në të cilën iu ndanë medalje studentëve që kanë ecur drejt Brukselit.