Presidenti serb Aleksandar Vuçic doli hapur në mbështetje të politikës “Një Kinë”, sipas të cilës Kina kontinentale dhe Tajvani janë pjesë të patjetërsueshme të Kinës së bashkuar. “Faleminderit për mbështetjen e integritetit territorial të Serbisë. Ju po e bëni këtë në të njëjtën mënyrë si Serbia, që përkrah plotësisht politikën e një Kine”, i tha Vucic ministrit të jashtëm kinez Wang Jiem, i cili ndodhet për një vizitë dyditore në Beograd.