Top Channel/ Vuçiç refuzon Rusinë, nuk do të jetë në samitin e BRICS, merr pjesë në asamblenë e OKB
05/09/2024 20:13

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka refuzuar ftesën e Rusisë për të marrë pjesë në samitin e BRICS në Kazan, duke zgjedhur të jetë i pranishëm në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme të OKB-së në New york ,që zhvillohet në të njëjtat data në muajin tetor. “Faleminderit Presidentit Putin dhe njerëzve të BRICS, por ne kemi një vizitë shumë të rëndësishme në ato data. Në Nju Jorku do të kem bisedime me të paktën gjashtë presidentë dhe të paktën shtatë ose tetë kryeministra gjatë sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, shkruan presidenti serb në përgjigje të ftesës së presidentit rus. Samiti i Bricks do të mbahet në datat 22 deri në 24 tetor dhe përkon gjithashtu me kremtimet që do të zhvillohen në serbi për 80-vjetorin e çlirimit të Beogradit. Refuzimi i ftesës së Rusisë nga presidenti Vuçiç vjen vetëm një ditë pasi zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vulin, takoi presidentin rus dhe deklaroi se Beogradi nuk do të vendosë kurrë sanksione kundër Moskës, ndërsa u ankua për trysninë perëndimore dhe situatën në Kosovë dhe në Bosnjë. Më herët edhe Presidenti Aleksandar Vuçiç ka thënë se vendosja e sanksioneve nuk është në interesin kombëtar të Serbisë. Ai prej vitesh pretendon se ndjek një politikë “neutrale”, duke balancuar lidhjet mes Moskës, Pekinit, Brukselit dhe Uashingtonit.

Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24