Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi se diplomatët perëndimorë kanë propozuar një "kuadër të ri" të bisedimeve me Kosovën dhe kanë shtuar trysninë ndaj Serbisë për qasjen e saj ndaj agresionit rus në Ukrainë. Vucic mblodhi mengjesin e sotem Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas takimit të së premtes në mbrëmje me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Europian për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe këshilltarët e sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për këto bisedime, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune.