Shqipëria është shortuar në Grupin K të kualifikueseve të Botërorit 2026, së bashku me Anglinë, Letoninë, Andorrën dhe Serbinë. Presidenti i vendit i kësaj të fundit, Aleksandër Vuçiç gjithashtu ka dhënë një koment sa i përket pikërisht ndeshjes kundër Kombëtares tonë, e cila do të jetë dhe e para për serbët në këto kualifikuese.