Takimi i dytë mes presidentit serb, Aleksandar Vucic dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përfundoi edhe më keq se i pari. Përballja në Bruksel qe edhe më e shkurtër nga sa u parashikua, për faktin e thjeshtë se palët nuk u pajtuan në pothuajse asnjë pikë, e madje nuk mungun as fjalët e rënda të dy liderëve në adresë të njëri-tjetrit. Në fytyrën e të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajcak, zhgënjimi lexohej qartë.