Top Channel/ Vuçiç kërkon dialog me Kosovën, por vë dy kushte
26/08/2025 22:17

Ndërsa Kosova po i jep fund krizës së gjatë politike, Serbia ngriti para evropianëve çështjen e dialogut mes dy vendeve. Presidenti Aleksandër Vuçiç, takoi në Beograd të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, ku e cilësoi thelbësor dialogun me Prishtinën, sipas të cilit, duhen plotësuar dy kushte, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe mbrojtja e të drejtave të serbëve. “Politika jonë është politika e paqes, e përkushtuar fuqishëm në kërkimin e zgjidhjeve përmes dialogut, por edhe e vendosur dhe e përgjegjshme në mbrojtjen e interesave shtetërore e kombëtare”, shkroi Vuçiç më 26 pas takimit me Sorensen. Ai shtoi se “përpjekja për ndalim” të pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë tregon se “respektimi i të drejtave themelore dhe lirive të veprimit politik të serbëve është i rrezikuar”. Vuçiç theksoi, gjithashtu, se me Sorensen zhvilloi një bisedë të hapur, të fokusuar në mundësitë për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, si dhe mbi sfidat që lidhen me pozitën e serbëve në Kosovë. Shefi i Beogradit e ngriti çështjen e Kosovës edhe në një bisedë telefonike, që zhvilloi të martën, me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov. Vuçiç tha se e ka njoftuar shefin e diplomacisë ruse për situatën në Kosovë dhe, siç shkroi ai, për “përpjekjet e vazhdueshme për dëbimin e popullsisë sonë nga vatrat shekullore, si dhe për heshtjen e shumicës së bashkësisë ndërkombëtare”.

Top News- Kosova ende në ‘udhëkryq’/ 15 ditë afat për zgjedhjen e presidentit ose zgjedhje
13/04 15:39
Top News- Çmimi naftës kosto për fermerët/ I kërkojnë Kurtit politika konkrete për sektorin bujqësor
13/04 13:50
Top News – Çmimi i naftës i papërballueshëm/ Qytetarët në Kosovë kërkojnë stabilitet
13/04 13:17
Top Channel/ Zgjedhjet kushtuan mbi 22 mln euro/ Kosovë, zbulohen kostot financiare
13/04 12:21
Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59