Presidenti Kroacisë Zoran Milanovic ndodhet për një vizitë zyrtare dy ditore në vendin tonë . Pas ceremonisë zyrtare dhe takimeve në presidencën shqiptare bashkë me presidentin Bajkram Begaj dolën në një konferencë për shtyp. Nga Tirana presidenti kroat Zoran Milanovic e zbuti qëndrimin e mëparshëm për sa i përket sanksioneve ndaj Serbisë pas ngjarjes të 24 Shtatorit në Veri të Kosovës.