Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një fjalim drejtuar popullit serb tha se sulmi në Manastirin e Banjskës ndodhi pasi “disa serbë të Kosovës” u rebeluan duke ngritur barrikada dhe duke nxitur më pas reagimin e policisë së Kosovës. Sipas Vucic, i vetmi fajtor për atë që po ndodh në veri, “është Albin Kurti”. Duke vijuar me akuzat Presidenti i Serbisë ka thënë se KFOR-i ka lejuar Policinë e Kosovës të vrasë sa më shumë serbë në Manastir.