Aleksandar Vuçic akuzoi Perëndimin se po “hesht” sa i përket ngjarjeve në Kosovë, duke iu referuar këtu mbylljes së institucioneve në veriun e vendit, të cilat funksionojnë sipas sistemit serb. Vucic pohoi hjatë një interviste për televizionin publik të Serbisë, se incidentet e fundit në Kosovë tregojnë sipas tij se këto janë “veprime të organizuara” nga Prishtina, me ndihmën e “heshtjes kumbuese” të komunitetit ndërkombëtar, të udhëhequr nga shtetet perëndimore.