Top Channel/ Vuçiç 7 kushte për Kosovën, provokon për procesin e dialogut mes dy vendeve
13/09/2024 22:17

Serbia ka paraqitur shtatë kërkesa për Kosovën në mënyrë që të vazhdohet me procesin e dialogut. "Kërkojmë të kthehemi te gjithçka që është arritur dhe përparuar në procesin e dialogut", tha Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmjen e së premtes. Ai kërkon shpalljen dhe mbajtjen e “zgjedhjeve të lira dhe demokratike” në veri të Kosovës nga misioni i OSBE-së dhe nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian. Kërkon, kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës e në sistemin gjyqësor, largimin e Policisë së Kosovës nga veriu dhe tërheqjen e Policisë nga të gjitha institucionet që u mbyllën në 2024 e që sipas tij ofronin shërbime për qytetarët. Presidenti serb ka kërkuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, zbatimin e menjëhershëm të “garancive të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara nga 28 dhjetori i vitit 2022, dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë" të arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe kryerjen e pagesave me shërbimeve postare me valutën serbë, dinarë. Ai ka thënë se Beogradi do të nisë një “fushatë diplomatike globale”, në mënyrë që të plotësohen këto kërkesa dhe se kjo është “parakusht të domosdoshëm për një përparim domethënës” në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në një dokument që u është shpërndarë mediave prezentë në deklarimin e presidentit të Serbisë po ashtu thuhet se Kuvendi i Serbisë do të miratojë një ligj brenda 45 ditëve për të "shpallur krahinën autonome të Kosovës si një zonë të mbrojtjes së veçantë sociale” dhe se në Rudnicë dhe Ribar pranë kufirit me Kosovën, do të hapen zyra ku serbët e veriut të Kosovës do të kenë qasje në shërbimet e mbrojtjes sociale dhe që ato do të ofrojnë shërbime vitale shtetërore dhe administrative për qytetarët. Masat e prezantuara Vuçiq tha se janë hartuar në koordinim me përfaqësuesit e serbëve prej Kosovës. Vuçiq ka folur edhe për paralajmërimet për ta shpallur zonën në pushtim veriun. “Nuk kemi marrë vendim për pushtimin. Ekspertët tanë ligjorë kanë qenë kundër”, ka thënë ai. Presidenti serb ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin se "qëllimi kryesor politik ka largimin eliminimin e plotë të serbëve" në Kosovë. Deklarimi i Aleksandar Vuçiq, bashkë me kërkesat vjen tre ditë pas takimit të tij me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24