Top Channel/ Vr*u partneren dhe i vuri flakën shtëpisë! Avokati: Nuk ka prova që e fajësojnë
31/07/2025 14:36

Autori i vrasjes së 52 vjeçares Kozeta Teço në Pogradec, doli para togave të zeza, që i caktuan masën ‘arrest me burg’. Pas seancës, avokati i Ilirjan Selmanit, tha se klienti i tij mohon autorësinë e ngjarjes. “I mbrojturi prej meje në asnjë moment nuk e ka pranuar autorësinë e veprës penale, as në polici, as para gjykatës. Ka mbajtur një qëndrim që ka të bëjë me personalitetin e tij, kurrsesi ai nuk mund të kryejë këtë veprim të rëndë. Ai nuk ka pranuar që bashkëjetonte me viktimën. Paraqiti keqardhje për viktimën”, u shpreh avokati Denis Mekolli. 31-vjeçari dyshohet se i mori jetën 52-vjeçares dhe më pas i dogji banesën në mënyrë që të fshinte provat. Gjatë marrjes në pyetje në polici, Ilirjan Selmani pranoi disa episode, por jo që ta ketë kryer ai krimin. Por, policia dhe prokuroria e Korçës ka grumbulluar prova të mjaftueshme, të cilat dokumentojnë të gjithë dinamikën nga momenti i kryerjes së krimit, deri në largimin e autorit nga banesa e 52 vjeçares. Nga hetimet rezulton që autori i krimit, mbrëmjen e së dielës, ashtu si çdo natë tjetër, e kishte kaluar në shtëpinë e Teços, me të cilën kishte një lidhje prej disa vitesh. Dyshohet se mes çiftit të ketë pasur një grindje të çastit, e cila ka degraduar në dhunë fizike të Selmanit ndaj 52 vjeçares dhe në fund përfundoi me vrasjen e partneres dhe djegien e banesës. Autori i krimit njihej nga policia si përdorues i lëndëve narkotike, për shkak të të cilave ai shpesh herë shfaqte simptoma depresioni. Nga ana tjetër edhe viktima kishte shfaqur kohët e fundit probleme të shëndetit mendor.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23