Një 52-vjeçare humbi jetën mëngjesin e sotëm në Pogradec, pasi u gjet e pa shenja jete në banesën e saj e cila ishte mbuluar nga flakët. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1. Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës shkuan në vendngjarje, ku bënë të mundur shuarjen e zjarrit, sipas dyshimeve zjarri ishte i qëllimshëm.