Mesnatën e së premtes një polic është vrarë në Zllatar të Prishtinës. Lirim Haxholli, sipas Policisë së Kosovës u vra aksidentalisht nga një kolegë i tij gjatë një feste ku po merrnin pjesë. Ai u dërgua për tretman mjekësor, por në QKUK, mjekët konstatuan vdekjen.