Një grindje mes adoleshentësh, e nisur në rrjete sociale, ka përfunduar me vrasjen e një 15 vjeçari në Gramsh. 6 adoleshentë të moshës 14-15 vjeç janë konfliktuar mes tyre në brendësi të një lagje, pranë shkollës “Asllan Shahini” në Gramsh, njëri prej tyre i pajisur me thikë dhe dorezë hekuri ka qëlluar për vdekje F.B 15 vjeç ndërsa është plagosur kushëriri i tij M.L. Ngjarja e rëndë është ka tronditur bashkëmoshatarët e tyre dhe jo vetëm.