Një vrasje armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku ka mbetur i vdekur në vend 55-vjeçari Nazmi Bandula. Viktima kishte dalë për të pirë kafenë e mëngjesit në barin pranë banesës së tij në lagjen ‘Partizani’ në Shkodër, teksa është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një mjet në lëvizje.