Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Pejës, Astrit Ademaj është vrarë mbrëmjen e së mërkurës. Policia rajonale konfirmoi për Top Channel se rreth orës 20:20 minuta, është njoftuar se në afërsi të shkollës ekonomike në Pejë është qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e konfliktit me armë, tre persona janë plagosur.