Top Channel/ “Vrimë miu s’do gjejnë”! Berisha: Kandidatët e Gjushit nw Durrws komandohen nga krimi
06/05/2025 23:01

Në takimin përmbyllës të fushatës në Durrës, kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kandidatët socialistë si të lidhur me krimin. Nga qyteti bregdetar, Berisha tha se ‘kandidatët e Partisë Socialiste se nuk kanë vend në Parlament’. “Të dashur miq, ne jemi krenarë me këta zotërinj dhe këto zonja se para së gjithash dhe mbi të gjitha këta janë një grup qytetarësh midis jush, që u përfaqësojnë ju, përfaqësojnë moralin tuaj, vlerat tuaja, interesat tuaja, virtytet tuaja. Këto zonja dhe zotërinj dallojnë si nata me ditën, si e vërteta me gënjeshtrën me kandidatët e Sakos, me kandidatët e Pojës, me kandidatët e Hajrit, me kandidatët e terroristëve elektoralë, të cilët do marrin ndëshkimin më të merituar pas datës 12 maj. Miq, këto zgjedhje ndajnë qytetarët, atdhetarët, ndajnë ata që duan Durrësin, ndajnë njerëzit me dinjitet, ndajnë njerëzit e virtytshëm nga ata të cilët komandohen nga bandat dhe krimi dhe besojnë se mund t’i imponojnë Durrësit vullnetin e tyre. Ja ku po e deklaroj para jush, vrimë miu nuk do gjejnë. Kudo që të jenë do i kapim, me Sakon, me Gjushin, me kandidatët e tyre. Për ta nuk ka vend në parlament. Për ta ka vend në koshin e plehrave të historisë. E dashur Ermira, krenaria e Durrësit, krenaria e Shqipërisë dhe krenaria e kombit. Historia që tregove këtu, arritjet tuaja janë një frymëzim për çdo shqiptar, janë frymëzim për çdo të ri dhe të re, dëshmi e asaj se çfarë mund të bëjnë me vullnetin e tyre, me karakterin e hekurt, me guximin e tyre, të rinjtë dhe të rejat mund të kapin Everestet e të gjitha fushave, në sport, në shkencë dhe kudo tjetër“. Me fokusin te rinia, kreu i opozitës, Sali Berisha, përmbylli takimin elektoral në Durrës, prej ku premtoi një fond të veçantë prej 5 milionë eurosh për talentet e reja.

Top Channel/ Peleshi ironizon Topallin: S’ma merrte mendja që…
02/04 15:30
Top Channel/ “I hidhni benzinë zjarrit”, Kuashi: Kjo seancë nuk mund të vazhdojë më në…
02/04 15:22
Top Channel/ “Tallet me familjet e dëshmorëve të 2 Prillit”, Këlliçi- Ballës: Fyeu Vokshin me
02/04 15:22
Top Channel/ Interpelancë për “kullat”, Tabaku: Do shembet Pallati i Kongreseve
02/04 15:20
Top Channel/ Rama hedh poshtë zërat: Integrimi s’është ngadalësuar
02/04 15:19
Top Channel/ Berisha sulmon nga Shkodra: Dosja Balluku mbylli dyert e BE
02/04 15:14
Top Channel/ Parlamenti mbyllet me sherr, Flamur Noka bllokoi foltoren, Balla kërkoi…
02/04 15:13
Top Channel/ “A keni motra e gra”, Vokshi kërkon përjashtimin e Ballës
02/04 15:11
Top Channel/ “Fëmijët e mijë mos mi përënd në këtë sallë”, Vokshi debaton me Muzhaqi
02/04 15:11
Top Channel/ Alarmi amerikan “ndez” Kuvendin, deputetët përplaset për sigurinë në vend
02/04 15:10
Top Channel/ Opozita kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi: Nuk e marr unë vendimin
02/04 15:05
Top Channel/ “Tentuan t’i merrnin kartën”, Muzhaqi: Kjo është e turpshme
02/04 15:02
Top Channel/ “Ky vjen vetëm për të prishur seancën”, Balliu në seancë: Ju e keni për…
02/04 14:59
Top News – Interpelanca me Lamallarin. Përplasja për emërimin e drejtorit të ri të policisë
02/04 14:53
Top Channel/ “Nxirre përjashta”, Balla merr fjalën, opozita proteston në sallën e Kuvendit
02/04 14:53
Top Channel/ Strazimiri-Peleshit: Nëse ti nuk respekton listën, këtu do ketë vetëm sherr
02/04 14:52
Top Channel/ Tensione në Kuvend, Peleshi përplaset me opozitën: S’jemi në kafene këtu
02/04 14:51
Top Channel/ Rinis seanca plenare, Bardhi: Po e çoni Parlamentin në konflikt fizik
02/04 14:40
Top Channel / Spiropali tenton të futet nga dera e pasme e Kuvendit, e bllokon Garda
02/04 14:30
Top Channel/ Elda Hoti i merr kartën e deputetes Bora Muzhaqit, përplaset edhe me Ballën
02/04 14:29