Top Channel/ Vret kunatën për drekën! Elbasan, 58 vjeçari e qëlloi me sëpatë para derës së shtëpisë
17/05/2023 19:00

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan. Sipas informacioneve, dyshohet se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor. Konflikti ka nisur kur viktima e ka ofenduar me fjalën “kollovar”, pasi jetonte në shtëpinë e gruas së tij. Më pas viktima nuk i ka bërë drekën dhe 55-vjeçari e ka ekzekutuar me sëpatë motrën e bashkëshortes. “E vrava se s’më beri dreken. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”, mësohet të ketë thënë në polici autori. Autori nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese dhe është shfaqur i bindur se ka bërë gjënë e duhur. Ndërkohë po bëhen analizat e gjakut që janë gjetur në trupin e autorit dhe gjakut në sëpatë. Në fshatin Kusarth, 44-vjeçarja Alma Qevani u godit për vdekje nga kunati Tefik Tashi, 58 vjeç. Viktima është 44-vjeçarja Alma Qevani, motra e bashkëshortes së Tefik Tashit. 58-vjeçari u kap nga policia në fshatin Bradashesh, teksa ishte me një sëpatë në dorë dhe me duart me gjak dhe po ecte me vrap. Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Top Channel/ Sulm mbi një rafineri nafte, reagon ministria e jashtme: Do t’i përgjigjemi Teheranit
18/03 23:24
Top Channel/ Vrasja e ministrit iranian të Inteligjencës, reagon Ankaraja: E paligjshme
18/03 23:24
Top Channel/ Revista prestigjioze: Ndër pesë vendet e NATO-s që mbështeti Trump për Iranin
18/03 23:23
Top Channel/ “Nuk ka pikë pëlqimi për Mateon”, Rogerti për Brikenën: Si nuse që do të…
18/03 21:02
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
Top Channel/ Një tjetër zyrtare “trazon” Trumpin! Shefja e inteligjencës refuzon pyetjen për Iranin
18/03 19:55
Top Channel/ Izraeli eliminon ministrin iranian që shkaktoi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë
18/03 19:54
Top Channel/ Nafta, sërish rekord! Rritet brenda ditës me 5% çmimi në tregjet ndërkombëtare
18/03 19:46
Top Channel/ “Do rriten të gjitha çmimet”! Ish-ministri Malaj: Qeveria të ndërhyjë për naftën
18/03 19:43
Top Channel/ “Si njeri pa njeri”, Selin e përlotur pas largimit të Gimbos: Ishte e vështirë…
18/03 19:36
Top Channel/ Përdhunim… 40 krime për djalin e Princeshës së Kurorës në Norvegji, kërkohet burg
18/03 19:22
Top Channel/ Kim Jong Un lider i padiskutueshëm i Koresë së Veriut, votohet afro 100% nga koreanët
18/03 19:21
Top Channel/ Izraeli sulmon Bejrutin me breshëri raketash, pallati shfaroset për pak sekonda
18/03 19:21
Top News – ‘Nafta u rrit, por pak.’ Kryeministri Rama me importuesit: Taksat nuk preken!
18/03 15:28
Top Channel/ Paga mbi 1 mijë euro! 2000 vende pune në panair, kërkesa e lartë në turizëm
18/03 15:23
Top Channel/ AMA mbyll aplikacionin pirat “Kanali im”, hiqet nga Play Store
18/03 15:20
Top Channel/ Rejsi Farma, gjobë spitaleve! Dyshohet për fatura të dyfishta ndaj spitalit të Fierit
18/03 15:16
Top Channel/ SPAK çon Ahmetajn për gjykim, 11 të pandehur për korrupsion e pastrim parash
18/03 15:14
Top News – Kanali i piratëve / AMA mbyll aplikacionin që vidhte Digitalb
18/03 15:07
Top News – 4 mld euro investime në rrugë / PD dhe PL kërkojnë hetim parlamentar nga 2014-ta
18/03 14:54
DIGITALB DIGITALB