77-vjeçari Shefki Bylykbashi, i cili dy ditë më parë vrau djalin e tij 50- vjeçar me çekiç u la në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë. Ai është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa mbante kokën të ulur. I pandehuri ka mbajtur kokën të mbuluar me duar, por policët që e shoqëronin e kanë detyruar të qëndronte drejt.