Policia e Dibrës ekzekutoi këtë të enjte masën e sigurisë “Arrest me burg” për Viktor Elezin, autorin e vrasjes së Alban Kaloshit në vitin 2017. Ndalimi i 43-vjeçarit u bë me urdhër të gjykatës së Apelit që e dënoi për ngjarjen me 16 vite burg. Krimi ndodhi në fshatin Bllicë të Peshkopisë.