Lihet arrest në burg 35-vjeçari Ilir Koçilja, i akuzuar për vrasjen me dashje të Halil Kokës dhe “armëmbajtje pa leje”. Ilir Koçilja është shfaqur me një fletore në dorë para gjykatës në seancën e masës së sigurisë ndaj tij. Ai ka deklaruar: “Jam fitues i tenderit. Jemi kërcënuar disa herë nga Halil Koka unë dhe familjarë të mi, xhaxhai. Kërkoj masë të butë pasi kam qenë i pirë dhe nuk e dija që ka vdekur. Të hapen kamerat.”