Një gjykatë ukrainase e dënoi me burgim të përjetshëm ushtarin rus që vrau një civil të paarmatosur në ditët e para të pushtimit. Vadim Shishimarin u dënua për ekzekutimin e Oleksandr Shelipov, 62 vjeç, në fshatin veri-lindor të Chupakhivka më 28 shkurt. 21 vjecari, komandant i një njësie tankesh, e ndoqi seancën nga vendi i tij në gjykatë i rrethuar me xham dhe nuk shfaqi asnjë emocion në kohën që jepej vendimi, thotë BBC.