Policia e Lezhës në bashkëpunim me forcat Renea ka bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e autorit të dyshuar për vrasjen e dyfishte të ndodhur në muajin Gusht në Grykë Zez të Lezhës. Besnik Pjetri, autori i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të babë e bir Besnik dhe Pjetër Përjaku është shoqëruar pak minuta më parë në ambientet e komisariatit të Lezhës nën masa të rrepta sigurie. Pjetri, dhëndri i viktimave, ishte në kërkim nga policia e shtetit që prej fundit të muajt gusht.