Disa muaj pas përfundimit të luftës, kur për shqiptarët ishte kthyer shpresa se mund të jetonin të lirë në Kosovë, qytetarët e Mitovicës u përballën me vrasje e dëbime masive.Në natën mes 3 dhe katër shkurtit të vitit 2000, banda kriminale serbe e njohur si “Rojat e Urës”, nisën vrasjet e shqiptarëve që jetonin në veri të urës së Ibrit.