Gjatë këtij viti në Kosovë janë vrarë katër gra, viktima më e fundit ishte Lirodona Ademaj e cila u qëllua në sy të fëmijëve në një ngjarje për të cilën është arrestuar bashkëshorti. Nga janari janë evidentuar 2186 raste të dhunës në familje, ku 1763 prej tyre janë gra e vajza sipas të dhënave të policisë së Kosovës. Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi shprehet se institucionet shtetërore duhet të veprojnë në parandalimin e këtyre rasteve që mos të përfundojë deri te pasoja e dhunës.