Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kavajë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me mjet prerës. Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte shkuar te xhaxhai dhe kishte parkuar automjetin para banesës së 47-vjeçarit Landi Puja, i cili ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar viktimës të largojë makinën. Debati për parkimin ka sjellë nisjen e një konflikti verbal mes tyre. Gjatë debatit, viktima, Skender Vrapi dyshohet se i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit.