Top Channel/ Vrasje për hakmarrje në Vlorë/ Ekzekutohet në derë të shtëpisë Shkëlzen Velaj
03/06/2021 15:07

Vlora u trondit në mesnatë nga një tjetër atentat. Viktimë mbeti Shkëlzen Velaj vëllai i të cilit ishte vrarë 6 vjet më parë në konflikt me fisin Llanaj. 43 vjeçari po kthehej në shtëpi kur pa atentatorët që i kishin zënë pritë pranë pallatit. Ai u përpoq t’u shmangej duke u larguar me vrap nga makina e ndezur drejt apartamentit në katin e pestë. Por ndërsa hapte derën është qëlluar me një breshëri kallashnikovi. Familjarët e dërguan në spital ku nuk mundi t’i mbijetojë plagëve. Makina e autorëve një BMË pa targa është gjetur e djegur në fshatin Babicë. 4 persona janë shoqëruar. Arma e përdorur e tipit kallashnikov është gjetur në makinën e djegur, ndërsa në Vlorë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm forcat RENEA. Atentati dyshohet të jetë kryer nga 2 apo më shumë persona dhe pista që po hetohet është ajo e hakmarrjes. Vëllai i viktimës Ardi Velaj kishte mbetur i vrarë në 7 prill të vitit 2015, në një masakër në kazino ku pas një sherri u vranë bashkë me të dhe Albi Limaj, e Haki Rakipi. Policia arrestoi atëherë si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Aleksandër Llanaj, u dënua me burgim të përjetshëm ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë.

Top News-‘Rama do të kthejë Komitetet Ekzekutive’ / Berisha për ‘Territorialen’: Ne ecim me Europën
31/03 14:51
Top News – ‘Territorialja’, Berisha propozon: Të rikthehen komunat aty ku jetojnë 1300 banorë
31/03 14:42
Top News – PD tryezë për Reformën Territoriale. Berisha: Antireforma e Ramës spastroi vendin
31/03 14:39
Top News – Reforma Territoriale, Berisha: Rama ndoqi sipas platformës së Çubrilloviçit
31/03 14:39
Top News – Kandidat për Bashkinë e Tiranës. Braçe: Mora mbështetje, do t’i shkoj deri në fund
31/03 14:30
Top News – ‘Të ndalim shkretimin e fshatrave’. Propozimi i PD për ‘Territorialen’ rikthen komunat
31/03 14:30
Top News – Debatet në PS, reagon Spiropali/’Bindja s’është virtyt! Modeli i arrogancës po zgjerohet’
31/03 14:01
Top News – Rama mbledh kryebashkiakët. Kreu i qeverisë nis turin ‘Punët për Shqipërinë’
31/03 13:48
Top News – Tërhoqi mbi 1 mld nga tregu, politika agresive e BSh në 2025 nuk frenoi rënien e euros
31/03 13:41
Top Channel/ Aksident në rrugën Transballkanike, makina përplas 57-vjecaren në vijat e bardha
31/03 13:29
Top News – Braçe: Do kandidoj për Tiranën, mundësi për të zhvilluar qytetin
31/03 12:58
Top Channel/ Nis rehabilitimi i një nga kanaleve kryesore kulluese në Vlorë
31/03 12:53
Top Channel/ Ilir Beqaj kërkon të lirohet/ Shqyrtohet kërkesa për të lënë qelinë e paraburgimit
31/03 12:50
Top Channel/ Pezullohet kreu i IMT Tiranë/ Dyshime për abuzim me leje ndërtimi, gjykata e pezullon
31/03 12:49
Top Channel/ “Shqipëria Live” në Kosovë/ Top Channel do të transmetojë zhvillimet për ndeshjen
31/03 12:46
Top Channel/ Hita merr drejtimin e Policisë/ Lamallari: Forconi luftën ndaj paligjshmërisë
31/03 12:08
Top Channel/ Aksion për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, “në lupë” mbi 60 subjekte
31/03 12:03
Top Channel/ ‘e-albania është posta e Hazirit’, Berisha: Një aplikacion që nuk funksionon, tallje…
31/03 12:01
Top News – Hiqet nafta për fermerët. Salla: Rishpërndahet te skema më gjithëpërfshirëse
31/03 11:56
Top News – Zhbllokimi i IPARD, ende pa afat. Salla: Më 9 prill dorëzojmë masat e fundit në Bruksel
31/03 11:55