Duhet te ishte një pasdite normale në fshat por përfundoi në një vrasje mes dy bashkëfshatarëve, konflikti mes të cilëve është ende i panjohur. Artur cangu u gjet i pajetë në një ullishte në fshatin Verjon të Niklës pasditen e kësaj të premte. Policia zbuloi se ai ishte vrarë me ccifte. Nga verifikimet e para rezulton e pas këtij krimi fshihet Eduard Afmataj banor I të njëjtit fshat dhe fqinj me babanë e viktimës. Pas krimit autori është larguar nga vendngjarja dhe policia po vijon kërkimet për vënien e tij në pranga.