Në bankën që qëndronte i ulur Fatjoni teksa zhvillohej mësimi çdo ditë në Gramsh, sot është boshatisje, pasi një zënkë “Tik Toku” mes adoleshentësh i mori jetën 15-vjeçarit Në atë bankë sot ka qirinj, lot e lule. Grindja në rrjetet sociale përfundoi në tragjedi. Kurrë më parë një shkollë nuk është dukur kaq e shëmtuar. Fëmijë të veshur me të zeza, klasa të boshatisura e mësues të shokuar e të përlotur, të gjithë ndihen përgjegjës sot për këtë tragjedi.