Top Channel/ Vrasja në Pogradec, Meta: U tentua manipulimi, liruan bashkëpunëtorët
14/08/2024 19:35

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për media ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku Eglantin Proga u dhunua për vdekje nga Denis Meçe, duke e quajtur një krim monstruoz që ai thotë se “u fsheh nga narko-policia dhe u relativizua nga drejtësia e re”. Duke i shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet familjes Proga, Meta e ka cilësuar Policinë e Shtetit si polici e pushtetit të krimit, që sipas tij ka humbur besimin dhe misionin e saj, duke u “thyer në strukturën më gjigante të patronazhimit, të survejimit dhe vjedhjes së votave, shton ai. I pyetur se a duhet të ketë dorëheqje nga drejtues të lartë të policisë së shtetit, ai u përgjigj “absolutisht, nuk bëhet fjala për dorëheqje”, por se “duhet të ketë hetime të shpejta, ndaj drejtuesve të policisë dhe ndaj gjyqtarëve”. “Kanë marrë pjesë në këtë manipulim, sepse jo vetëm ka ndodhur ngjarja, por kanë provokuar një ngjarje tjetër, për të spostuar vëmendjen nga kjo ngjarje tepër e rëndë, siç bën gjithmonë Rilindja me manipulimet e saj mediatike. Dhe së dyti, duhet të hetohen edhe gjyqtarët, dhe të gjithë ata të cilët kanë bërë një proces fars, duke liruar tre nga bashkëpunëtorët në këtë vrasje”, u shpreh kreu i PL.

Top News- Kandidatura Braçe? Flet Berisha, Kush do jetë kandidati i PD?
04/04 16:04
Top News- A mund të sulmojë Irani me raketa Shqipërinë? Berisha tregon garancinë në mbrojtje
04/04 16:02
Top News – Rama: BE do të na marrë brenda vetes. ‘Kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave’
04/04 15:36
Top News – Berisha ‘harron’ Florjan Binajn! ‘Do u ofrojmë qytetarëve kandidatin më të shkëlqyer’
04/04 15:13
Top Channel/ Berisha heq dorë nga Binaj, premton një kandidat të PD për Tiranën
04/04 15:10
Top News – ‘Protesta e fuqishme, kundërshtarin do e kapim në befasi’ Berisha flet për 17 prillin
04/04 15:03
Top News – ‘Plogështi e madhe në stukturat e PD.’ Ja si përgjigjet kryedemokrati Sali Berisha
04/04 15:03
Top News – ‘Shtrenjtimi i naftës, taksimi më i lartë në botë’ Berisha flet për karburantet
04/04 15:03
Top News – ‘Masa qesharake për çmimin e naftës, emergjencë përgjysmimi i taksave’
04/04 15:02
Top News – ‘9 shtete të BE kundër Shqipërisë, integrimi në vend numëro, shkak Balluku’
04/04 15:02
Top News – ‘Edi Rama, armik i egër i integrimit dhe mbrojtës i interesave të tij.’
04/04 15:02
Top News – Berisha pyetet për Erion Braçen. ‘Nuk komentoj problemet e partisë së krimit’
04/04 15:01
Top Channel/ Berisha “djeg” Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
04/04 14:39
Top News – ‘Kemi yjet e fatit, BE do të na marrë brenda vetes.’ Rama flet për integrimin
04/04 14:32
Top News – ‘Korrupsioni, gënjeshtër shumë e madhe’ Rama u përgjigjet kritikëve
04/04 14:31
Top News – ‘Asnjë shtet i BE nuk është kundër, na duan pjesë të unionit europian.’
04/04 14:31
Top News – ‘Jo u bllokua, jo u ndalua ..’ Rama përgënjeshtron lajmet për integrimin në BE
04/04 14:30
Top News – Përplasjet me Spiropalin. Rama – Nuk kanë interes publik, ne folëm 7 orë
04/04 14:30
Top Channel/ Rama zbulon planin e madh për familjet me ndihmë ekonomike
03/04 23:20
Top News- “Nafta ndëshkim për qytetarët”/ Berisha: 60 për qind e çmimit përbëhet nga taksat
03/04 22:47