Detaje të reja dalin nga ngjarja kriminale që tronditi qytetin bregdetar mesditën e së mërkurës, në të cilën mbeti i vdekur Halil Koka. I arrestuari ka deklaruar se sherri ka nisur për vendparkimin para shtëpisë së tij dhe gërvishtjen e automjetit të viktimës. Koka ka konstatuar se i ishte gërvishtur automjeti dhe ka akuzuar fqinjin 35-vjeçar Ilir Koçilja, i cili ia ka pohuar duke i thënë se e ka paralajmëruar vazhdimisht që të mos e parkonte keq automjetin pasi i zinte rrugën.