Në gjykatën e Korçës pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë për të arrestuarit e vrasjes së 14 vjeçarit. Të arrestuarit kanë mbërritur në gjykatë. Në ambientet e jashtme të gjykatës ka prani njerëzish dhe forca policie. Tetë persona u arrestuan lidhur me ngjarjen tragjike në Maliq, ku mbeti i vrarë një adoleshent 14-vjeçar.