Këtë të enjte në GJKKO po zhvillohet gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos, ku i pranishëm është edhe autori i dyshuar, Leonard Duka. Duka iu është përgjigjur pyetjeve të prokurorit të Posaçëm, ku ka deklaruar se ditën e ngjarjes, më 27 gusht 2019 ka qenë te biznesi i tij dhe rrugës për në shtëpi, e shoqëroi policia dhe aty mësoi për vrasjen e ish-policit.