Top Channel/ Vrasja e policit Xhulio Prela, gjykata lë të lirë njeriun që iu gjet arma e krimit
13/07/2023 19:50

Gjykata e Lezhës liron nga burgu Redion Hysën, i arrestuar për vrasjen e ish-efektivit Xhulio Prela. Rreth një javë më parë, prokuroria kërkoi që Hysa të dënohet me 20 vite burg por trupa gjykuese vendosi ta shpallë të pafajshëm. Ndërsa Nikoll Sherniku, i cili u vetëdorëzua në polici është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg për përkrahje të autorit të krimit. Redion Hysa bashkë me kushëririn e tij Sokol Hysa u arrestuan nga Policia e Lezhës me 28 dhjetor të vitit 2020, pasi kishin qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të karburantit kamerat e të cilit kishin filmuar vrasjen e policit. Pas veprimeve hetimore ndaj dy te rinjve u ngritën akuzat e “Mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve” dhe “Kanosjes me arme”, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 gëzhoja. Në depozitën e ujit mbi tarracën e shtëpisë se Redion Hysajt, policia gjeti pistoletën që ishte përdorur në ngjarjen ku mbeti i vrarë efektivi Xhulio Prela. Ekspertiza balistike, ka provuar shkencërisht se pistoleta që mbahej e fshehur në depozitën e ujit, ka kryer 3 qitje në fshatin Gajush të Lezhës, vend i cili u gjend i pajete, efektivi i policisë. Pavarësisht këtyre raportimeve paraprake, trupa gjykuese vendosi ta lërë të lirë Redion Hysën. 26-vjeçari Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor të 2020 me tre plumba teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë. Personi që dyshohet ta ketë qëlluar Brilant Martinaj u ekzekutua në një atentat të trefishtë 17 korrikun e vitit 2022.

Top Channel/ Skema e për fermerët, hiqet subvencioni për naftën në një vit krize
31/03 19:45
Top Channel/ Festivali i gazetarisë, eventi bën bashkë profesionistë të medias
31/03 15:32
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj drejtësisë! KLGJ e Prokuroria rrëzojnë “Homeland Justice”
31/03 15:26
Top Channel/ Sot afati i fundit për DIVA, gjobë për ata që nuk e plotësojnë
31/03 15:21
Top News – S’ka analiza në QSUT pas datës 20. PD thëret në interpelancë ministren e Shëndetësisë
31/03 15:08
Top News-‘Rama do të kthejë Komitetet Ekzekutive’ / Berisha për ‘Territorialen’: Ne ecim me Europën
31/03 14:51
Top News – ‘Territorialja’, Berisha propozon: Të rikthehen komunat aty ku jetojnë 1300 banorë
31/03 14:42
Top News – PD tryezë për Reformën Territoriale. Berisha: Antireforma e Ramës spastroi vendin
31/03 14:39
Top News – Reforma Territoriale, Berisha: Rama ndoqi sipas platformës së Çubrilloviçit
31/03 14:39
Top News – Kandidat për Bashkinë e Tiranës. Braçe: Mora mbështetje, do t’i shkoj deri në fund
31/03 14:30
Top News – ‘Të ndalim shkretimin e fshatrave’. Propozimi i PD për ‘Territorialen’ rikthen komunat
31/03 14:30
Top News – Debatet në PS, reagon Spiropali/’Bindja s’është virtyt! Modeli i arrogancës po zgjerohet’
31/03 14:01
Top News – Rama mbledh kryebashkiakët. Kreu i qeverisë nis turin ‘Punët për Shqipërinë’
31/03 13:48
Top News – Tërhoqi mbi 1 mld nga tregu, politika agresive e BSh në 2025 nuk frenoi rënien e euros
31/03 13:41
Top Channel/ Aksident në rrugën Transballkanike, makina përplas 57-vjecaren në vijat e bardha
31/03 13:29
Top News – Braçe: Do kandidoj për Tiranën, mundësi për të zhvilluar qytetin
31/03 12:58
Top Channel/ Nis rehabilitimi i një nga kanaleve kryesore kulluese në Vlorë
31/03 12:53
Top Channel/ Ilir Beqaj kërkon të lirohet/ Shqyrtohet kërkesa për të lënë qelinë e paraburgimit
31/03 12:50
Top Channel/ Pezullohet kreu i IMT Tiranë/ Dyshime për abuzim me leje ndërtimi, gjykata e pezullon
31/03 12:49
Top Channel/ “Shqipëria Live” në Kosovë/ Top Channel do të transmetojë zhvillimet për ndeshjen
31/03 12:46