Top Channel/ Vrasja e Pjerin Xhuvanit, rindërtohet për herë të dytë skena e krimit, e kërkoi Paplekaj
26/03/2024 22:21

Në Elbasan nis eksperimenti hetimor për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ngjarje e cila ndodhi në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Policia e Elbasanit ka nisur marrjen e masave për rrethimin e zonës për tu lejuar ekspertëve të punojnë për rindërtimin e skemës së krimit. Rindërtimi i ngjarjes vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit, me kërkesë të të pandehurve. I dyshuari për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Arbër Paplekaj, i kërkoi gjykatës të caktohet këndi i qitjes, jo vetëm prej tij, por edhe dy persona të tjerë që nuk janë identifikuar ende pas kësaj ngjarjes. Gjykata ka caktuar tre ekspertë, njëri prej tyre ekspert balistik dhe i vendngjarjeve në policinë e shtetit. Këta të fundit duhet të dorëzojnë përfundimin e ekspertizës në 9 prill kur do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Apelit. Kjo është hera e dytë që kryhet një eksperiment hetimor në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Në korrik të vitit 2022 ishte Prokuroria e Elbasanit ajo që kërkoi rindërtimin e vendit të ngjarjes. Ngjarja ndodhi në Elbasan në 21 prill vetëm katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 duke u cilësuar si ngjarja më e rëndë e ndodhur për shkaqe politike. Në atë kohë Arbër Paplekaj u vetëdorëzua në polici për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Por ndërkohë në vendngjarje u gjetën 20 gëzhoja plumbash, 7 të shkrepura nga arma e Arbër Paplekës dhe 13 të tjera ende nuk janë identifikuar nga kanë ardhur. Kjo është arsyeja që i pandehuri vijon të kërkojë rihetimin e saj. Ndërkohë Gjykata e Elbasanit e dënoi Arbër Paplekajn me 22 vite burg.

Top Channel/ Përplasje të dhunshme dhe kaos pas sfidës Flamurtari-Elbasani, ndërhyn edhe policia
14/03 22:39
Top News – Re të zeza tymi në Milot. Djegie masive e gomave poshtë superstradës
14/03 22:38
Top News – Arrestohet 31-vjeçari në Sarandë. Dhunoi ish-partneren, kanosi me armë familjarët e saj
14/03 22:37
Top News – Tym i zi në Milot, digjen goma pranë lumit Mat
14/03 20:49
Top Channel/ Sëmundjet e veshkave në rritje. Mjekët: 1 në 10 persona të prekur
14/03 19:55
Top Channel/ Re të zeza tymi mbulojnë zonën e Milotit, shkak dyshohet djegia masive e gomave
14/03 19:20
Top Channel/ Festohet Dita e Verës në Lushnjë, koncert dhe aktivitete
14/03 16:37
Top Channel/ Dita e Verës në Tiranë/ Disa evente janë organizuar në kryeqytet për këtë ditë
14/03 15:24
Top Channel/ Sot festa e Ditës së Verës/ Qendra e festës është qyteti i Elbasanit
14/03 15:22
Top Channel/ SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH për infiltrime
14/03 15:04
Top News – Tirana feston ditën e verës. Ballokume, muzikë dhe ngjyra në kryeqytet
14/03 14:18
Top News-Banorët e Rrjollit kundër resortit të Ulajt/ Sërish përplasje për pronën, disa të shoqëruar
14/03 14:12
Top Channel/ Vlonjatë dhe turistë festojnë Ditën e Verës pranë bregdetit
14/03 14:10
Top Channel/ Pamje me dron, Tirana feston Ditën e Verës, qytetarët mbushin rrugët e kryeqytetit
14/03 14:06
Top News – Ngjyrat e festës ‘veshin’ Tiranën. Ballokume e tinguj muzikor për ditën e verës
14/03 14:04
Top News- ‘Shqiponjat’ kapin 36-vjeçarin nga Kosova/ I dënuar me burg për shpërndarje droge
14/03 13:31
Top News – Festë dhe në burgun e të miturve/ Aktivitet festiv në kuadër të ditës së verës
14/03 13:22
Top News- Dhunë e përplasje në protestën e banorëve të Rrjollit, vijon beteja për pronën
14/03 13:20
Top Channel/ Dita e Verës në Durrës, koncert dhe panair në Ditën e Verës në qytetin bregdetar
14/03 12:43
Top Channel/ Dita e Verës në Tiranë, disa evente janë organizuar në kryeqytet për këtë ditë
14/03 12:42
DIGITALB DIGITALB