Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të punojnë për zbardhjen e vrasjes së Ardian Nikulajt, një ditë më parë. Lidhur me akuzat e opozitës për ngjarjen e rëndë, ai u shpreh se ata kanë 30 vite që përdorin viktimat për qëllimet e tyre politike apo personale. Manja: E para dua t’u shpreh ngushëllimet e mia familjarëve dhe të afërmve të viktimës së djeshme në Lezhë dhe të shpreh gjithë solidaritetin për ngjarjen e trishtë.